Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

Në gjashtë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka konstatuar mijëra raste të ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës, por zyrtarët e proceduar për shpërdorim detyre numërohen me gishtat e dorës – ç’ka tregon sipas juristëve mungesën e seriozitetit në zbatimin e ligjit. BIRN Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama poston video nga aksionet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për çlirimin e hapësirave publike dhe trotuareve nga tendat e lokaleve me shënime të llojit “S’ka pushim” apo “Ecim pa ndalim”. Që prej fillimit të korrikut, aksioni i IMT ka konstatuar dhe prishur me mijëra raste të tilla të paligjshme, por vetëm një përqindje e vogël e tyre janë shoqëruar me procese ligjore, ndërkohë që numri i procedimeve për nëpunësit publikë që kanë për...