Megaoperacion antidrogë në Elbasan/ 40 të arrestuar, sekuestrohet drogë dhe armë

Megaoperacion antidrogë në Elbasan/ 40 të arrestuar, sekuestrohet drogë dhe armë

Pamje nga operacioni ELBASAN- Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Qarkun e Elbasani, ku forca të shumta policie kane kryer kontrolle në disa banesa. Aksioni blic është shtrirë në disa qytete të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin. Paraprakisht bëhet mësohet se në kuadër të këtij megaoperacioni kanë rënë në pranga 40 persona, ndërsa mes tyre nuk rezulton asnjë emër, pjesëtar të grupeve të fuqishme kriminale dhe të trafikut të drogës.  Bëhet me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri të tipit kallashnikov, disa pistoleta, si dhe sasi të konsiderueshme të drogërave të ndryshme. Ndërkohë, pritet që gjatë ditës policia të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me këtë operacion./ZËRI      ...