Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka uruar suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave. 365 mijë nxënës nisin këtë të hënë mësimin, nga ku 26,500 prej tyre janë nxënës të klasave të para. “Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.