Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘Revolucioni fillon më 16 shtator nga ‘të mëdhenjtë’ e heshtur, debila dhe servila’
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka shpërthyer në kritika dhe akuza kundër Sali Berishës duke u shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna pas lirimit nga arresti i shtëpisë. Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”. Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij. Postimi i plotë i Myslim Murrizit: Revolucioni imagjinar ngeli ne versionin...