Tirana largon Milen, emëron staf italianësh në krye të skuadrës bardheblu

Tirana largon Milen, emëron staf italianësh në krye të skuadrës bardheblu

Adriatik BALLA Starti i dobët i Tiranës në kampionat, me vetëm një pikë në dy takime, dëshmoi se skuadra kishte probleme serioze dhe si duket klubi nuk ka pritur gjatë për të bërë “kurbanin e radhës”, i cili është trajneri Vangjel Mile. Ai është shkarkuar dhe në vend të tij klubi bardheblu ka menduar të sjellë një staf italianësh, në mënyrë për t’i dhënë Tiranës pak oksigjen në këtë periudhë kur gara është ndërprerë për shkak të angazhimeve të Kombëtares në kualifikueset e Kupës së Botës. Gjithçka duket surprizë, pasoi ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ndryshimi në pankinë është pothuajse fakt i kryer. Ndryshimet e shpeshta të stafit tregojnë pasiguri dhe mungesë kohezioni të grupit e stafit teknik e drejtues, por edhe mungesë cilësie...