Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

Pamje shqetësuese kanë ardhur nga qyteti i Durrësit, ku disa vajza adoleshente janë përfshirë në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit. Në videon e publikuar nga JOQ Albania, vajzat shihen teksa kapen për flokësh dhe godasin njëra-tjetrën. Një burrë dhe një grua tentuan t’i ndajnë, por sherri vijoi pavarësisht ndërhyrjes së tyre. Sipas një qytetareje që ka denoncuar rastin, sherri ka ndodhur për motive xhelozie dhe dyshohet se shkak është bërë një djalë. Vajzat e përfshira, sipas saj, nuk janë më shumë se 16-vjeçare. “Vajzat janë vetëm 16-vjeçe dhe janë zënë mbrëmë në Durrës te Pallati i Sportit. Ishin 3 kundër 1, për një djalë. Një burrë dhe një grua u futën për t’i ndarë, ndërsa...