Lidhjet mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj në trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Kurum

Lidhjet mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj në trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Kurum

Në zonën industriale të Xhafzotaj, në Durrës, një mur tulle ndan magazinat e dy kompanive që kanë aktivitet në përpunimin, eksportin, importin dhe riciklimin e mbetjeve metalore- “Rametal”, në pronësi të Elman Abule dhe “Scholz Albania”, me aksionere Gjovana Sokolaj. Afërsia gjeografike milimetrike mes tyre duket se u ka shenjuar të njëjtin fat. Elman Abule dhe Gjovana Sokolaj dyshohen nga autoritetet si të përfshirë në trafikun e mbetjeve toksike dhe radioaktive. Mes personazheve ka pasur edhe një raport financiar, për të cilin hetuesit kanë ngritur dyshimet se mund të ketë qenë mbulesë për realizimin e një skeme pastrimi parash. Deri më tani, nuk rezultojnë të dhëna zyrtare që të konfirmojnë se “Rametal-i” i Abules dhe “Sokolaj” shpk i Gjovana Sokolajt të kenë bashkëpunuar me njëri-tjetrin...