Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Holanda vuan, por del me 3 pikë ngë transferta në Lituani. Maqedonia e Veriut bën detyrën në shtëpi
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës eliminatore të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në Kaunas, Holanda mori një fitore shumë të vështirë 2-3 ndaj Lituanisë. “Tulipanët” kaluan fillimisht në avantazh të dyfishtë me golat e Depay 11′ dhe Timber 33′. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat brenda pjesës së parë me dy gola të shpejtë, Gineitis 36′ dhe Girdvainis 43′. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2. Pjesa e dytë nisi më mirë për lituanezë tqë iu afruan shumë golit të avantazhit, por po nuk shënove do të pësosh… Me një aksion të shpejtë, Dumfries kroson nga krahu dhe Depay shënon me kokë, golin e tretë për Holandën dhe të dytin personal në minutën e 64-të. Me dy golat e shënuar...