Mbappe ka një kërkesë për drejtuesit e Real Madridit, do transferimin e yllit të Bayern

Mbappe ka një kërkesë për drejtuesit e Real Madridit, do transferimin e yllit të Bayern

7 Shtator 2025 20:13 Telesport Kylian Mbappe jo vetëm që është lideri i ri në fushë për Real Madrid, por francezi po kërkon të ketë ndikimin dhe në transferimet e ardhshme që do bëjë klubi madrilen. “Defensa Central” raporton se Mbappe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të punojnë për transferimin e Michael Olise verën e ardhshme. Anësori francez po shkëlqen te Bayern dhe duket se stili i tij i lojës do përshtatej në mënyrë perfekte me sistemin e Xabi Alonso-s. Olise nuk është francezi i vetëm që Mbappe do donte te Real Madrid, një tjetër emër është edhe Ibrahima Konate. Por, nëse transferimi i mbrojtësit të Liverpool është mëse i mundur, duke qenë se kontrata i mbaron verën e ardhshme, nuk mund të thuhet...