Nesër nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka! Sivjet 31 mijë mësues, 2260 për fëmijët me aftësi ndryshe

Nesër nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka! Sivjet 31 mijë mësues, 2260 për fëmijët me aftësi ndryshe

Nesër me 8 shtator nis viti i ri shkollor, ku 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 31 mijë mësues ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024. Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponoheshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare. Këtë vit shkollor janë 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara dhe 340 laboratorë SMART. Ndërkohë, rreth 236 mijë nxënës janë pajisur me libra falas.