Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Mbrëmjen e kësaj të diele, më 7 shtator, qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, e njohur edhe si “Hëna e përgjakur”. Faza e tij totale do të zgjasë 82 minuta, kur Hëna të kthehet në të kuqe të thellë nën hijen e Tokës. Në Tiranë, Hëna do të lindë rreth orës 19:30, tashmë në eklips të plotë. Kulmi do të vijë menjëherë pas orës 20:10 dhe hija do të zbehet ngadalë deri rreth orës 23:00, kur Hëna do të shkëlqejë përsëri. Çfarë e bën “Hënën e përgjakur” kaq të mrekullueshme? Gjatë një eklipsi total hënor, Toka lëviz drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës, duke lëshuar hijen e saj mbi sipërfaqen hënore. Në vend që të zhduket, Hëna shkëlqen me të kuqe...