Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
345 mijë nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor 2025-2026, ja ndryshimet në sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim
Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024. Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare. Librat janë shpërndarë falas për të vegjlit që i rikthehen shkollës. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Elbasan u bë shpërndarja e librave për fëmijët në çdo shkollë. Diku...