Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Belinda Balluku: Familja Kaçorri që kontribuon në rritjen e emrit Shqipëri në Botë
Janë disa biznesmenë që vetëm i japin emër Shqipërisë. Pasionantë për punën ku investojnë, vizionarë në atë që ndërtojnë, korrekt me klientët dhe qytetarin; ata rrisin imazhin e vendit. Një familje e tillë është familja Kaçorri në Mirditë, ku Fran Kaçorri mbetet zemra e biznesit familjar. Sot ishte zv/kryeministrja Belinda Balluku te kjo familje investuese, por dhe reklamuese e vlerave tona shqiptare. “Familja Kaçorri, pas kantinës së ekselencës “Arbëri”, që na përfaqëson tashmë nëpër botë, po hedh një hap tjetër të rëndësishëm. Agroturizmi “Bukë e Verë”është destinacioni më i ri që pasuron hartën tonë turistike. Ndërtuar me kujdes e shije, kjo sipërmarrje që çeli së fundmi dyert, e vendos edhe Rrëshenin në listën e vendeve që duhet vizituar e njohur nga vizitorët shqiptarë e të...