Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Panairi i Artizanit në Gjirokastër, punime dhe atmosferë mesjetare në Pazarin e Vjetër
Panairi i Artizanatit në Gjirokastër është kthyer në një traditë të bukur të qytetit të gurtë. Për tri ditë me radhë, dhjetëra artizanë nga zona të ndryshme të vendit kanë ekspozuar punimet e tyre në Panairin e Artizanatit, duke rikthyer atmosferën mesjetare të pazarit si qendër prodhimi, zejesh dhe shkëmbimesh. Punimet e ekspozuara përfshijnë teknika autentike shekullore, një pjesë e të cilave janë pjesë e trashëgimisë jomateriale që sot konsiderohet e rrezikuar. Në stendat e vendosura përgjatë rrugicave të gurta gjenden endje në vegjë, punime në gur dhe dru, vegla muzikore tradicionale, por edhe produktet e zaireve të dimrit, një traditë e hershme ku familjet lokale përgatisnin reçelra, turshi, gliko dhe produkte të tjera tradite për muajt e dimrit. Panairi është shoqëruar edhe me rritje...