Aksident i rëndë në vend/ Dy mjete përplasen ‘kokë më kokë’, njëri del nga rruga (Detaje)

Aksident i rëndë në vend/ Dy mjete përplasen ‘kokë më kokë’, njëri del nga rruga (Detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke bërë që njëri prej tyre të dalë nga rruga. Ende nuk bëhet me dije nëse ka të lënduar, ndërkohë autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit. Policia është në vendngjarje për të kryer hetimet e mëtejshme.