Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E pyesin për përshtypjet e para për Xabi Alonso-n! Mbappe nuk “kursehet” aspak
7 Shtator 2025 17:59 Telesport Në një intervistë të fundit për “Bild”, Kylian Mbappe është pyetur për përshtypjet e tij të para për Xabi Alonso-n, i cili mori drejtimin e Real Madridit në fillim të verës. Sulmuesi francez, i cili është lideri kryesor në projektin e Xabi Alonso-s, ka thënë vetëm fjalë të mira për trajnerin e tij. Objektivi kryesor sigurisht që nuk ndryshon as pas ardhjes së Xabi Alonso-, që është fitimi i trofeve. “Deri tani kam vetëm përshtypje të mira për të. Ai e njeh klubin në mënyrë perfekte dhe duket që është një njeri që do arrijë të ketë sukses të plotë. Kur je pjesë e një klubi si Real Madrid, objektivi nuk ndryshon: fitimi i trofeve”, tha Mbappe.