“Deutsche Welle” reportazh për Alpet Shqiptare! Një grup alpinistësh nga Evropa eksplorojnë bukuritë e maleve

“Deutsche Welle” reportazh për Alpet Shqiptare! Një grup alpinistësh nga Evropa eksplorojnë bukuritë e maleve

Ky është një udhëtim larg turizmit masiv dhe hoteleve luksoze të bregdetit, ku mund të gjeni pamje spektakolare dhe një kulturë plot mikpritje. Kështu nis reportazhi i medias gjermane “Deutsche Welle” për Alpet Shqiptare. Pjesë e tij janë disa alpiniste të udhëhequr nga eksperti malor Martin Plankensteiner nga Tiroli Jugor i Alpeve italiane të cilët do të zbulojnë anën tjetër të Shqipërisë. Udhëtimi i tyre nis nga Liqeni i Komanit, një parajsë natyrore në veri të vendit, ku alpinistet e huaj do të shkelin shtigje të pazbuluara më parë. Grupi i alpinisteve malore europiane do t’i kalojnë netët nën panoramën e bukur të alpeve me yje dhe do të qëndrojnë në bujtinat që ndodhen përgjatë liqenit të Komanit. Shtigjet që do të përshkojnë alpinistët janë...