“Shqipëria në listën e zezë të botës”, Berisha fajëson kryeministrin: Ramaduro shpërndan drogë dhe ushqime të helmuara

“Shqipëria në listën e zezë të botës”, Berisha fajëson kryeministrin: Ramaduro shpërndan drogë dhe ushqime të helmuara

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka vendosur vendin në krye të listës së lajmeve negative. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndalet te zgjedhjet e 11 majit, kartelët shqiptarë të drogës dhe importet e frut-perimeve. Berisha shprehet se situata problematike në këto drejtime i ka lënë qytetarët të pambrojtur. “Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza. Miq, pas shndërrimit të zgjedhjeve në farsë të shëmtuar zgjedhore dhe denoncimit ndërkombëtar të tyre, vera e Shqipërisë ishte vera tipike e narkoshtetit. Kartelët famëkeq shqiptarë të drogës, të lidhur direkt me Ramaduron, u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë. Vetëm dyshja Copja–Çela kishin trafikuar në një vit 28 ton kokainë...