Verstappen triumfon në Monza dhe vendos rekordin e garës më të shpejtë në historinë e F1

Verstappen triumfon në Monza dhe vendos rekordin e garës më të shpejtë në historinë e F1

Max Verstappen me Red Bull triumfoi sot në garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, duke korrur suksesin e tretë sezonal. Një garë e shkëlqyer e kampionit të botës, që edhe pse hasi pak vështirësi në xhirot e para arriti të triumfojë. Verstappen e dominoi garën, madje krijoi një shkëputje të ndjeshme ndaj dy makinave McLaren, që u renditën në dy vendet e tjera të podiumit. Lando Norris u klasifikua në vendin e dytë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri (i treti). Jashtë podiumit mbeti Ferrari, në vendin e katërt me Charles Leclerc, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua në vendin e gjashtë. Mes dy makinave Ferrari u rendit makina Mercedes e George Russell (i pesti). Me fitoren në...