Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Italia e pathyeshme prej 36 ndeshjesh, shpallet kampione e botës në volejboll për femra
7 Shtator 2025 16:44 Telesport Kombëtarja e Italisë në volejboll për femra është shpallur sot kampione e botës. Në finalen e luajtur në Bankok (Tajlandë) ato fituan 3-2 ndaj Turqisë. Një ndeshje emocionuese, me shumë rivalitet, vendosur në setin final (25-23, 13-25, 26-24, 19-25, 15-8). Pas medaljes së bronztë në vitin 2018 dhe asaj të argjendtë në vitin 2022, kombëtarja “azzurre” vari sot në qafë medaljen e artë. Kjo është fitorja e 36-të radhazi në arenën ndërkombëtare për kombëtaren italiane të drejtuar nga trajneri Julio Velasco, që e dominoi këtë turne. Italia është edhe kampionia olimpike në fuqi në volejboll për femra. Turqia kënaqet me vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë, ndërsa medalja e bronzit u fitua nga Brazili, që fitoi po 3-2 ndaj...