Policia e Shtetit publikon bilancin e muajit gusht: 90 operacione policore dhe mbi 660 të arrestuar

Policia e Shtetit publikon bilancin e muajit gusht: 90 operacione policore dhe mbi 660 të arrestuar

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin për muajin gusht, duke theksuar se strukturat e saj kanë vijuar angazhimin maksimal, me prezencë të pandërprerë 24/7 në terren. Gjatë këtij muaji janë finalizuar 90 operacione policore për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë arrestuar gjithsej 664 shtetas për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 61 ishin në kërkim. Ndërsa në kundër narkotikëve, janë asgjësuar rreth 23,200 bimë dhe fidanë kanabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 340 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Po ashtu, Policia Rrugore raporton se ka vendosur rreth 112 0932 masa administrative, ndërsa janë arrestuar 244 drejtues mjetesh, nga të cilët 166 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 78 për drejtim...