Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

Vitet ‘90 rikthehen si paralajmërim për Ballkanin Perëndimor, i cili po kalon një nga periudhat më të trazuara politike në disa dekada. Nga bllokada institucionale në Kosovë, te protestat masive në Serbi, retorika separatiste në Bosnje e Hercegovinë dhe përçarjet në Mal të Zi - tabloja është një mozaik krizash. Ekspertët paralajmërojnë se indiferenca e Perëndimit, në një kohë kur Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë dobësitë e rajonit, mund ta shtyjë Ballkanin drejt një spiraleje të rrezikshme. Ballkani ka treguar se nacionalizmi nuk është vetëm retorikë, por shpesh pararendës i luftës. Në vitet ‘90, ideologjia e Sllobodan Millosheviqit ndezi konflikte që lanë plagë të thella në rajon. Sot, hije të ngjashme po rikthehen përmes udhëheqësve aktualë. Në qendër të tyre, shumë vëzhgues vendosin Aleksandar Vuçiçin e...