Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Njohje e Palestinës dhe nga kryeqendra e BE-së
Belgjika do ta njohë shtetin e Palestinës gjatë seancës së ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të këtij muaji, konfirmoi ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot. “Palestina do të njihet nga Belgjika në seancën e OKB-së! Ne gjithashtu po prezantojmë sanksione të forta kundër qeverisë izraelite”, njoftoi Prevot, i cili mban edhe pozicionin e zëvendëskryeministrit, në rrjetin social X në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas tij, Belgjika do të prezantojë 12 sanksione kundër Izraelit, duke përfshirë një ndalim të importit të produkteve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe një rishikim të prokurimit publik që përfshin kompani izraelite. Prevot, një anëtar i Partisë Demokratike Kristiane të qendrës, theksoi se ky vendim...