Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulmi i Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon Haradinaj: Më kujton shprehjen “kur hajduti bërtet kapeni hajdutin”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj Gjykatës Kushtetuese. Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj thotë se është e dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon atë. Ai shton se e vërteta për bllokimin e shtetit të Kosovës ka vetëm një emër, dhe sipas tij ai është Albin Kurti. “E dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët. Ai nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që...