Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekstradohet Vilson Pepa, bashkëpunëtor i Çopjave në trafikun e 11 tonëve kokainë mbërrin nga Republika Dominikane
Vizita e maskuar si një turist e Soni Pepës apo Vilson Pepës zgjati fare pak në Paraguaj. Në Shqipëri 41-vjeçari u prit nga forca të shumta policore mbasi iu dorëzua Shqipërisë nga partnerët në rrugë të përshpejtuar dhe duke shmangur procedurat e ekstradimit. I dyshuar për trafikim droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash, Vilson Pepa konsiderohet nga SPAK si anëtar i grupit të Ervis Çelës, që brenda dy viteve ka trafikuar tonelata me kokainë nga Paraguaji drejt Evropës. Çështja e trafikut të gati 11 tonë kokainë u hap në 2023 nga një referim Byrosë Kombëtare të Hetimit, që vuri në dijeni SPAK se ndaj Ervis dhe Ardjan Çela të dënuar për vrasje disponoheshin të dhëna për dërgesat e drogës nga Amerika e Jugut drejt...