Mediat italiane të tronditura nga dhunimi seksual i 18-vjeçares në Durrës, flet vajza dhe reagojnë autoritetet!

Mediat italiane të tronditura nga dhunimi seksual i 18-vjeçares në Durrës, flet vajza dhe reagojnë autoritetet!

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një vajzë 18-vjeçare nga Italia është dhunuar seksualisht në orët e para të mëngjesit të së premtes, nga një 26-vjeçar shqiptar, Leonard Peza, person me precedentë penalë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh në Itali, ku mediat kryesore kanë raportuar gjerësisht mbi këtë akt të rëndë. Vajza, e cila ishte në pushime në Shqipëri me një grup miqsh dhe familjen e saj, rrëfeu për hetuesit momentet e tmerrit që përjetoi në plazhin përballë hotelit ku po qëndronin, në zonën e njohur si lagjja nr. 13 në Durrës. “Isha me miqtë, kishim pirë diçka gjatë natës. Në një moment u largova për pak kohë me një...