Bankat nën hetim të thelluar/ Konkurrenca: Të verifikohet nëse është kufizuar liria e zgjedhjes së konsumatorëve

Bankat nën hetim të thelluar/ Konkurrenca: Të verifikohet nëse është kufizuar liria e zgjedhjes së konsumatorëve

foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Konkurencës (AK) ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të nivelit të dytë, për mënyrën se si këto banka përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për kreditë. Sipas asaj që njofton AK, ky hetim hetim është hapur mbi bazën e të dhënave të mbledhura gjatë fazës paraprake dhe ka si qëllim të verifikojë nëse në këtë treg ka ekzistuar një praktikë që mund të ketë kufizuar konkurrencën dhe lirinë e zgjedhjes së konsumatorëve. Hetimi përfshin një numër të konsiderueshëm bankash, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka ende rezultate përfundimtare.  Njoftimi: Nisur nga disa njoftime të ditëve të fundit në mediat online, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të domosdoshme të informojë publikun se, po, me vendimin nr. 1171, datë 26.03.2025, Komisioni...