Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shkrumbohen dy makina luksoze në Shkodër, pronari i kishte parkuar para shtëpisë
Dy automjete janë djegur gjatë natës në rrethana ende të paqarta dhe që po hetohen nga Policia e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekal gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (7 shtator). Mjetet e dëmtuara janë të markave “Benz” dhe “Range Rover”, të dy në përdorim të Eduard Ndout, 35 vjeç. Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se makinat ishin të parkuara në rrugë, pranë banesës së 35-vjeçarit. Dinamika e ngjarjes dhe shkaku mbeten ende të panjohura, teksa oficerët po marrin në pyetje pronarin dhe pritet ekspertiza piroteknike për të vlerësuar nëse është një akt i qëllimshëm kriminal, apo një ngjarje aksidentale. “Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Prekal, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip...