Konfirmohet mungesa e madhe e Kosovës kundër Suedisë

Konfirmohet mungesa e madhe e Kosovës kundër Suedisë

7 Shtator 2025 12:18 Telesport Kosova do të luajë pa kapitenin Amir Rrahmani në ndeshjen kundër Suedisë. Këtë lajm e konfirmoi zyrtarisht Federata e Futbollit e Kosovës sot. “Amir Rrahmani mungon në ndeshjen kundër Suedisë. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026″, njofton FFK.