Uli Hoeness: “Jackson nuk do blihet, sepse s’ka shans të luajë 40 ndeshje”

Uli Hoeness: “Jackson nuk do blihet, sepse s’ka shans të luajë 40 ndeshje”

7 Shtator 2025 13:12 Telesport Pronari “de facto” i Bayern, Uli Hoeness, ka shpjeguar detajet e huazimit të Nicolas Jackson, një nga ngjarjet më të bujshme të merkatos së verës, e cila u kthye gati-gati në një telenovelë. Hoeness ka saktësuar detajet e marrëveshjes, duke theksuar se shifrat janë ndryshe nga sa thuhet në media. “Nuk është huazim për 16,5 mln euro, por më pak. Agjenti dhe lojtari kanë pranuar ulje pagash dhe komisioni, gjithsej 3 mln euro, që do të thotë se huazimi është kryer për 13,5 mln euro”. “Së dyti, nuk është blerje përfundimtare, sepse Jackson duhet të luajë 40 ndeshje si titullar. Kjo nuk ka shans të ndodhë, kështu që ai nuk do të blihet”.