Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rruga Egnatia “vishet” me asfalt/ Auron Tare kërkon të ndërhyrë kryeministri, reagon Bashkia e Peqinit
Një muaj më parë Bashkia e Peqinit inauguroi përfundimin e lotit të parë të rehabilitimit të rrugës Egnatia, një pjesë e së cilës kalon në territorin e saj. Mirëpo sipas studiuesit Auron Tare, ndërhyrja ka cënuar autenticitetin historik të rrugës Egnatia, duke e veshur, siç thotë ai me “asfaltin e injorancës”. Në një reagim publik kryetari i bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi deklaroi se askush nuk u kujtua për Peqinin në gjithë këto vite e as për rrugën Egnatia të mbuluar nga shkurret dhe indiferenca. Ndërsa sipas specialistëve asfaltimi në të dy anët e rrugës Egnatia kishte arsye. Një projekt i cili synonte rivitalizimin e rrugës Egnatia u nis në vitin 2015 nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Projekti mbeti i papërfunduar ndërsa bashkitë të cilat...