Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përkrahësit e “Shqiponjave” nuk lejohen në stadium/ Mbyllen dyert për tifozët serbë
E cilësuan skandal dhe protestuan ashpër. Federata Serbe e Futbollit I dërgoi ankesë zyrtare FIFA-s dhe UEFA-s sepse një pjesë e tifozëve të kombëtares së tyre nuk u lejuan të hynin në stadiumin e Rigës për ndeshjen ndaj Letonisë. Ata akuzuan rojet vendase të sigurisë dhe organizatorët se kjo u bë për të mos lejuar hyrjen në stadium të simboleve kombëtare serbe, si fanela, shalle apo flamuj. Mediat në Beograd, si “Sportal”, botuan pamje filmike sesi disa tifozë me simbolet e tyre në duar nuk u lejuan që të hynin, dhe njëri prej tifozëve tha se letonezët nuk donin që ata të demonstronin se ishin serbë. Këto portale dyshojnë se kjo sjellje në Letoni mund të jetë për shkak të lidhjeve që Beogradi ka me...