Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pushimet në Durrës që u kthyen në m*kth/ Ja rrëfimi i vajzës italiane për atë që i bëri babai i 3 fëmijëve
“Përdhunuar mbi shezlongët e plazhit”: kështu u kap agresori i 18-vjeçares italiane në Shqipëri Një 18-vjeçare nga Veneto është dhunuar seksualisht në agim mbi një shezlong në plazhin e Durrësit. I arrestuar për këtë ngjarje është 26-vjeçari shqiptar Leonard Preza, i cili mohon dhunën, por është demaskuar nga kamerat e sigurisë dhe nga raportet mjeko-ligjore. Vajza, ende nën shok, pritet të kthehet së shpejti në Itali. Preza, baba i tre fëmijëve, është arrestuar nga forcat e rendit dhe ndaj tij është ngritur akuza për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, vepër penale që parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vite burg, sipas Kodit Penal. Nga pushime në makth Një pushim me shoqërinë në bregdetin e Durrësit, që duhej të ishte...