Tragjedi në Australi, dy fëmijë theren për vdekje nga bandë në rrugë

Tragjedi në Australi, dy fëmijë theren për vdekje nga bandë në rrugë

Një krim makabër ka tronditur qytetin e Melbourne në Australi, ku dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur. Policia e shtetit të Viktorias njoftoi se të dy sulmet ndodhën mbrëmjen e së shtunës në dy lokacione të afërta me njëri-tjetrin. Fëmija 12 vjeç u gjet fillimisht i plagosur rëndë. Edhe pse u tentua nga ekipet e ambulancës, ai nuk mundi të mbijetonte. Pak më vonë, në një rrugë pranë, u gjet edhe shoku i tij 15 vjeç, i cili kishte marrë plagë të shumta nga thika dhe ndodhej pa shenja jete. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive nga vendngjarja, të dy vrasjet u kryen nga i njëjti grup me rreth...