Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi në Malësi të Madhe, 14 persona të arrestuar
Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara 12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran. Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje. Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht. Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R....