“Ishin 4 agjentë”, mësuesi rrëfen si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

“Ishin 4 agjentë”, mësuesi rrëfen si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

Josif Kruti, banor i qytetit të Divjakës ka rrëfyer në “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN, detaje nga mënyra sesi qindra bashkëqytetarë të tij ranë pre e skemës piramidale online, ku josheshin nga të ashtëquajtur agjentë, për të investuar në platformën TXEX, me premtimin se fitimet do të dyfishoheshin. “Unë për këto skema kam dëgjuar para një viti. Nisi të përflitej në Divjakë dhe diskutonin midis tyre njerëz, dhe persona që na njihnin sepse kemi qenë me bashkëshorten mësues prej 30 vitesh. Na u duk pak si habi e çudi fillimisht kjo nismë online. Unë dhe bashkëshortja kemi pasur përvojë të hidhur gjatë viteve 96’ – 97’ dhe për këtë arsye as nuk guxonim. Edhe kur na thoshin që është shumë e lehtë, me...