Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pas turpit me Sllovakinë, Gjermania sonte ka një përballje “për jetë a vdekje”
7 Shtator 2025 11:00 Telesport Sonte vijojnë ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026. Futbolldashësit shqiptarë kanë disa ndeshje interesante për të ndjekur, sidomos ajo e Gjermanisë me Irlandën e Veriut. Të pozicionuar të fundit në grupin A pas humbjes turpëruese 2-0 me Sllovakinë, “Pancerat” sonte duhet të fitojnë me patjetër ose rrezikojnë që të mos e shohin vetën në SHBA në verën e ardhshme. Dy sfidat e tjera që priten me interes janë Turqi – Spanjë dhe Lituani – Holandë.