Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Bie në prangat e policisë 33-vjeçari, mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, i gjenden dhe arsenal armësh
Një 33-vjeçar nga Durrësi, Enea Zeqiri, u arrestua në flagrancë nga policia pasi dyshohet se mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes, policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak. Njoftimi i Policisë: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin: E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen...