“Super spektakël”, Rama ndan përshtypjet e qytetarëve për rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë: Përtej pritshmërive

“Super spektakël”, Rama ndan përshtypjet e qytetarëve për rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë: Përtej pritshmërive

Më 5 shtator, u inaugurua aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një investim strategjik që pritet të transformojë ndjeshëm lëvizjen drejt juglindjes së vendit. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Shefi i qeverisë ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele përshtypjet e qytetarëve që kanë kaluar në rrugën e re. Segmenti i ri rrugor që shmang Prrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin, ka një gjatësi prej 43 kilometrash, dhe do t’i shërbejë të gjithë zonës së juglindjes. Qytetarët shprehen të kënaqur, duke vënë theksin te distanca e shkurtuar. “Shumë rrugë e mirë, shkurton, shpëtuam nga trafiku.” “Shumë e mirë.” “Rrugë super spektakël, na shpëtoi të gjithëve.” “Na bëhet qejfi që ia arritëm kësaj dite.” “Ishte një rrugë që duhej”. “Shumë...