Policia “blindon” Rinasin/ Ekstradohet i shumëkërkuari Soni Pepa, pjesë e organizatës së Çopjave, i akuzuar për…

Policia “blindon” Rinasin/ Ekstradohet i shumëkërkuari Soni Pepa, pjesë e organizatës së Çopjave, i akuzuar për…

Është ekstraduar në orët e para të mëngjesit të së dielës nga Republika Domenikane, i shumëkërkuari për trafik droge nga Interpoli, Soni Pepa, i cili njihet dhe me emrin Vilson Pepa, pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas. Policia e Shtetit njofton se, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Soni Pepa alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja...