Pjesë e grupit kriminal të Çopjave/ Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Dominikane, trafikoi 11 ton kokainë

Pjesë e grupit kriminal të Çopjave/ Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Dominikane, trafikoi 11 ton kokainë

Është ekstraduar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Republika Dominikane, Vilson Pepa, i njohur edhe me emrin Soni, i arrestuar mbrëmjen e 3 shtatorit pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar. Pepa është pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, grup i cili u godit nga SPAK në fillim të gushtit. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”-njofton policia. Pepa u...