Kryemadhi uron themelimin e LSI-së me videon e Metës: 21 vite nga një iniciativë e guximshme

Kryemadhi uron themelimin e LSI-së me videon e Metës: 21 vite nga një iniciativë e guximshme

 Ish-deputetja, Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetet e saj sociale një video urimi për 21-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në videon e mëposhtme, shfaqet shpeshherë dhe kreu i kësaj lëvizje politike dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i Kryemadhit, Ilir Meta. Ish-deputetja shprehet se sot shënohen 21 vite “nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë” dhe ku sipas saj qindra e mijëra të rinj besuan. POSTIMI I PLOTË:  21 vite nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë. Qindra e mijra të rinj e të reja besuan dhe kontribuan për një realitet të ri dhe të vërtetë. Sfidat e panumërta, betejat e fituara edhe aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet. Urime ditëlindjen LSI -sta. ❤️