Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore
Dinamo zhvilloi sot në Arbanë një ndeshje miqësore me Kukësin. Dinamovitët fituan me shifrat 3-0 kundër verilindorëve. Sfida u zhbllokua fillimisht nga Bernard Berisha me penallti dhe më pas realizuan Farruku me Xhejms. Kjo miqësore i shërbeu Ilir Dajës për tu përgatitur edhe më mirë për ndeshjen me Elbasanin në Superiore. Formacioni startues: Sali, Ismaili, Teixeira, Neziri, Lorran, Jonuzi, Gudiabi, Maliqi, Vila, Bregu dhe Guindo. Në pjesën e dytë u aktivizuan: Teqja, Dita, Meksi, Qardaku, B.Berisha, Farruku, Xhejms, Hiso, Manjani, Bleta.