PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, mbështeten nga Rama dhe qeveria

PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, mbështeten nga Rama dhe qeveria

Partia Demokratike ka reaguar këtë të shtunë lidhur me disa skema piramidale të përfolura për mashtrimin online të qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, anëtari i departamentit të drejtësisë në PD, Alvi Musaraj u shpreh se këto skema cënojnë kursimet e jetës dhe sigurinë e shqiptarëve. Musaraj akuzoi se këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore. Deklarata e plotë: Ngjarjet e fundit në disa qytete të vendit, ku mijëra qytetarë janë mashtruar nëpërmjet skemave piramidale, tregojnë qartë se shqiptarët rrezikohen nga një fenomen kriminal që cenon kursimet e jetës dhe sigurinë. Këto platforma mashtruese, të paraqitura si investime apo mundësi fitimi të shpejtë, kanë prodhuar deri më tani një dëm financiar për qytetarët që i kalon 5 milionë...