Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë të Kosovës, një i vdekur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, rreth orës 19:30, policisë i ka ardhur një informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një mashkull pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Policia ka nisur menjëherë hetimet, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, për të zbardhur rrethanat e plota që lidhen me këtë rast.