Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
24 vatra zjarri të raportuara në 24 orë, 6 zona ende aktive. Mes tyre edhe landfilli i Elbasanit
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 vatra zjarri në 16 bashki të vendit, ndër të cilat Elbasan, Finiq, Delvinë, Selenicë, Vlorë, Tiranë, Vorë, Krujë, Has, Mat, Malësi e Madhe, Kurbin, Korçë, Poliçan dhe Gjirokastër. Edhe pse zjarri te mbetjet në Elbasan u raportua se u neutralizua plotësisht, Ministria e Mbrojtjes bën me dije sot, se vijon puna intensive në këtë vatër alarmante prej ditësh tanimë. “Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë...