Grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në Bujanoc, Hasani: Provokim ndaj shqiptarëve

Grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në Bujanoc, Hasani: Provokim ndaj shqiptarëve

Këtë të shtunë, në qendrën e qytetit të Bujanocit, pjesë e rajonit shqipfolës të luginës së Preshevës janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik (4 C lexohen shkronja S) së bashku me kryqin dhe me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko Mlladiç. Lidhur me këtë rast, profesori Refik Hasani, Koordinator i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën Lindore (Bujanoc), shkruan se nuk është një sporadik, por se ndodh në vazhdimësi. “Vitin e kaluar ishte thyer në qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan QAZIMI-LLESHI dhe vetëm këto dy vitet e fundit janë në shtim e sipër, pasi janë shfaqur edhe me mbishkrimin ‘Vdekje shqiptarëve’”, shkruan ai. Po ashtu sipas Hasanit, në Shtëpinë e...