No Image Available

Kryemadhi uron ditëlindjen e LSI me videon e Metës: Aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet

Monika Kryemadhi ka përcjellë një urim për 21-vjetorin e krijimit të partisë që themeloi së bashku me Ilir Metën. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur të publikojë një video-mesazh së bashku me ish-kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, duke e shoqëruar me fjalë mirënjohjeje për rrugëtimin politik. “21 vite nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë. Qindra e mijëra të rinj e të reja besuan dhe kontribuan për një realitet të ri dhe të vërtetë. Sfidat e panumërta, betejat e fituara edhe aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet. Urime ditëlindjen LSI-sta”, shkruan Kryemadhi.