Kosovare Asllani shënon golin e parë historik për London City Lionesses në Superleague

Kosovare Asllani shënon golin e parë historik për London City Lionesses në Superleague

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka hyrë në histori si golashënuesja e parë e ekipit londinez London City Lionesses në Superleague. Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri kundër Arsenalit, Asllani realizoi në minutën e 17-të nga penalltia, duke i dhënë epërsi të përkohshme skuadrës së saj. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për t’i shmangur humbjen, pasi takimi u mbyll me rezultat 4:1 për Arsenalin, transmeton KultPlus. Mediat suedeze, mes tyre edhe “dn.se”, e kanë cilësuar këtë gol si moment historik për klubin e themeluar në vitin 2019, i cili këtë sezon debuton në elitën e futbollit anglez për femra. Përveç Asllanit, pjesë e skuadrës janë edhe futbollistet suedeze Julia Roddar dhe Sofia Jakobsson, të cilat u aktivizuan në ndeshjen e djeshme. Me këtë...