Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ministria e Kulturës, Çeku: Gjykata e Apelit lë në fuqi ndalimin e punimeve në Sheshin ‘Xhorxh Bush’
Pas vendimeve të mëparshme të Gjykatës Themelore, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Komunës së Prishtinës për suspendimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, duke lënë në fuqi ndalimin e punimeve në Sheshin “Xhorxh Bush”. Në vendimin e saj, Gjykata ka theksuar se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është interes publik dhe se të gjitha institucionet shtetërore janë të obliguara të respektojnë ligjin dhe të pajisen me autorizimet e nevojshme nga autoritetet kompetente. Ministria e Kulturës ka njoftuar që që nga fillimi ka ofruar udhëzime dhe rekomandime profesionale për projektin e sheshit, duke ftuar Komunën të veprojë në përputhje me ligjin. Sipas Ministrisë, Komuna ka zgjedhur një qasje arrogante dhe shpërfillëse, duke injoruar ligjin dhe interesin publik. Ministria i bën thirrje edhe një herë...